Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll
Ku po ballafaqohen Ballkani me Feronikelin 74 dhe Llapi me Dukagjinin.
Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0 ndaj Feronikelit 74 me golin e Berishës që erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në Podujevë, pra në ballafaqimin Llapi-Dukagjini nuk është realizuar asnjë gol dhe skuadrat kanë shkuar në pushimin 15 minutësh.