Mbyllet 90 minutëshi i zjarrtë në “Old Trafford” ndërmjet Man. Unitedit dhe Evertonit

Ka përfunduar ndeshja spektakolare e Premier Ligës angleze ndërmjet Manchester United dhe Evertonit ku u realizuan hiq më pak se gjashtë gola.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë që në minutat e parë të saj. Ishte skuadra vendase e drejtuar nga trajneri Ole Solskjaer ajo e cila e gjeti golin e avantazhit në minutën e 24’ të ndeshjes kur realizoi Edinson Cavani.

Pak para se skuadrat të shkonin në pushim, Bruno Fernandez realizoi një supergol për ta thelluar epërsinë e “Djajve të Kuq” në 2-0, përcjell KosovaPress.

Me të filluar pjesa e dytë, Evertoni u shfaq i frikshëm në fushë dhe arriti që ta barazojë rezultatin duke realizuar dy gola brenda tre minutave përmes Doucoure (49’) dhe James Rodriguez (52’).

Por, United nuk u pajtua me këtë rezultat dhe kur po zhvillohej minuta e 70’ mesfushori McTominay shënoi me kokë pas krosimit nga Luke Shaw për rezultatin 3-2.

Kur po mendohej se skuadra e Solskajer po merrte një fitore të madhe, në skenë doli Calvert-Lewin i cili realizoi në sekondat e fundit për ta barazuar rezultatin në 3-3

Pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, Manchester United mban vendin e dytë me 45 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë.

Evertoni nga ana tjetër i ka mbledhur 37 pikë dhe është në vendin e gjashtë.

Ngjarja paraprake

Melisa largohet përfundimisht nga “Përputhen”

Ngjarja e ardhëshme

Grushti i shtetit në Mianmar, shpërthejnë protestat kundër ushtrisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian