Mbyllen pjesët e para: Chelsea në epërsi, Arsenali pa gola

Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve që janë duke u zhvilluar sonte, në kuadër të rrethit të katërt të Kupës Carabao.

Arsenali ka mbyllur pjesën e parë pa gola ndaj Leedsit në një ndeshje të barazpeshuar mes dy skuadrave.

“Gunners” kanë disa lojtarë cilësorë nga banka që potencialisht mund të inkuadrohen për të bërë diferencën në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, skuadra tjetër londineze, Chelsea, ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0 në favor të tyre, duke kaluar në epërsi me gjermanin Kai Havertz në minutën e 44-të nga një asistim i Ziyech.

Ndeshja tjetër është ajo mes QPR-së dhe Sunderlandit e cila ka përfunduar me barazim pa gola pas pjesës së parë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Administratori i PDF: Faktorët që ndikuan në rritjen e çmimit të vajit me 80%

Ngjarja e ardhëshme

Vera Oruçaj përmallohet për djalin, bënë këtë gjest

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian