Mbyllën kufirin me Kapshticën, zënëdhënësi i qeverisë greke tregon çdo të ndodhë me aeroportet

Greqia fqinje ka vendosur që nga dita e nesërme ora 06:00 e mëngjesit të mbyllë kufirin me Shqipërinë në zonën e Kapshticës.

Ndërsa kufiri me Kakavijën do të mbetet i hapur, por të gjithë qytetarët që do të hyjnë në shtetin fqinj krahas testit PCR negativ, do të kryejnë edhe një test të shpejtë, i cili tregon nëse je pozitiv në moment. Çdokush që rezulton pozitiv do të kthehet mbrapsht, ndërsa ata që dalin negativë do lejohet të shkojnë në destinacion.

Por zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka dhënë informacione se çdo të ndodhë me aeroportet. Ai shprehet se të dhënat e deritanishme nuk çojnë në nevojën për të mbyllur aeroportet.

“Kushtet me të cilat po përballemi janë kushte të luftës” , tha Petsas, ndërsa shtoi se heqja e bllokimit do të gjykohet nga të dhënat epidemiologjike.

Ngjarja paraprake

Obama kritik ndaj Putinit në librin e ri, thotë se fotot e tij i ngjajnë një ‘tinejxheri në Instagram”

Ngjarja e ardhëshme

Fillon rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Kçiq i Madh dhe Kçiq i Vogël

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian