Mbrojtësi i Milanit shërohet nga COVID-19 pas 27 ditësh

Leo Duarte është më në fund i lirë dhe i gatshëm për Stefano Piolin. Pas 27 ditësh ai ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 dhe do të rikthehet në fushë së shpejti.

Në derbi Stefano Pioli luajti pa asnjë qendërmbrojtës në stol, pasi të vetmit që kishte në dispozicion, ishin titullarët Kjaer e Romagnoli, megjithatë tekniku i Milanit mund të marrë frymë lirisht para ndeshjes ndaj Celtic në Europa League.

Kjo pasi braziliani Leo Duarte ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe nga dita e nesërme mund të nisë përgatitjet me ekipin.

Lajmi ne ka dhënë vetë klubi i Milanit, që thekson se testi i fundit i Duarte ka rezultuar negativ dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të Piolit për sfidën e të enjtes.

Mbrojtësi brazilian rezulton i prekur nga koronavirusi që prej 23 shtatorit dhe për t’u shëruar iu deshën afërsisht një muaj, ndërsa tani te kuqezinjtë ka mbetur në karantinë vetëm mbrojtësi i ri Matteo Gabbia, që vështirë se mund të kthehet edhe për ndeshjet e fundjavës.

Mbrojtësi 24-vjeçar Leo Duarte iu bashkua Milanit verën e kaluar, pasi kuqezinjtë paguan 10 milionë euro në arkat e Flamengos, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 20 minuta në ndeshjen e javës së parë ndaj Bolognës. 

Ngjarja paraprake

Ministri Mustafa jep lajmin e mirë për fermerët

Ngjarja e ardhëshme

Kush është mashkulli që e mbajti para duarsh Encën në festën e ditëlindjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian