Mbrojtësi i Francës rezulton pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Francës, Leo Dubois, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjet e radhës të përfaqësuese. Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar se Dubois është dërguar në shtëpi dhe do të vetizolohet, raporton agjencia Reuters.

Mbrojtësi i djathtë i Lyonit do të mungojë në miqësoren e të mërkurës kundër Ukrainës dhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Portugalisë të dielën dhe Kroacisë më 14 tetor.

Dubois i ka luajtur pesë ndeshje me përfaqësuesen e Francës.

Ngjarja paraprake

Biden rezulton negativ në testin për koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

OBSH: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati deri në fund të vitit 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian