Mbrojtësi i Francës del pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i Francës, Leo Dubois, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares.

Federata e Futbollit të Francës ka njoftuar se Dubois është dërguar në shtëpi dhe do të vetizolohet, raporton agjencia Reuters.

Mbrojtësi i djathtë i Lyonit do të mungojë në miqësoren e të mërkurës kundër Ukrainës dhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Portugalisë të dielën dhe Kroacisë më 14 tetor.

Dubois i ka luajtur pesë ndeshje me përfaqësuesen e Francës.

Ngjarja paraprake

Abazoviq dilemat: Ligji për fenë nuk tërhiqet, nenet kontestuese ndryshohen

Ngjarja e ardhëshme

“56.2% më shumë”- Rama publikon shifrat e rritjes së pagave në sektorin publik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian