Mbrojtësi anglez cak i grabitjes me armë

Në mbrëmjen që lojtarët e Romës festonin kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, mbrojtësi i verdhekuqve, Chris Smalling është përballur me një situatë tërësisht të pakëndshme.

Tre njerëz të armatosur i janë futur në shtëpinë e tij në zonën Appia të Romës dhe nën kërcënim e kanë detyruar mbrojtësin anglez të hapë kasafortën prej ku kanë arritur të marrin disa orë rolex dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia italiane, që ka nisur edhe hetimet për të zbuluar hajdutët, ndërsa mësohet se në shtëpi kanë qenë vetëm mbrojtësi anglez dhe bashkëshortja e tij, të cilët nuk janë lënduar fizikisht nga grabitja, por thjesht kanë pësuar tronditje psiqike.

Mbrojtësi Chris Smalling nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fonseca për ndeshjen ndaj holandezëve të Ajax, për shkak të një problemi muskulor, për të cilin bëri edhe një konsultë në Barcelonë një javë më parë.

Synimi i anglezit është që të rikuperohet plotësisht për dy sfidat gjysmëfinale, ku shorti e ka vënë Romën përballë ish skuadrës së Smalling, Manchester United, skuadër me të cilën ka luajtur për nëntë sezone.

Ngjarja paraprake

U mblodhën në banesë për të festuar Vasilicën, 6 persona do të gjobiten me nga 2 mijë euro

Ngjarja e ardhëshme

Ardian Bujupi sjell në treg “Baila Morena”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian