Mbretëresha e Anglisë planifikon t’ia kalojë kurorën Princit Charles

Mbretëresha e Anglisë do të tërhiqet vitin e ardhshëm dhe do t’ia kalojë pushtetin Princit Charles, ka pohuar një ekspert mbretëror.

Eksperti mbretëror Robert Jobson pretendon se Madhëria e saj do të tërhiqet nga jeta mbretërore në 2021, shkruan “TheSun”.

Biografja pohoi: “Unë ende besoj fort kur Mbretëresha bëhet 95, se ajo do të tërhiqet”.

Gazetari mbretëror i “Newsweek” Jack Royston shtoi: “Unë mendoj se ajo nuk do të dëshirojë”.

“Por realisht ajo do të arrijë në një pikë ku ajo t’i ketë dorëzuar gjithçka Charles”.

Robert më parë është shprehur: “E kuptoj që Mbretëresha i ka kushtuar kësaj çështje një vëmendje të konsiderueshme dhe beson se, nëse është akoma gjallë në moshën 95 vjeç, ajo do t’i kalojë mbretërimin Charles”.

“Madhëria e saj është e vetëdijshme për moshën e saj dhe dëshiron të sigurohet kur të vijë koha, tranzicioni i Kurorës të jetë i pandërprerë.”

Për më tepër, Robert gjithashtu pretendoi se Princesha Diana mendonte se ishte “më e fuqishme se Mbretëresha” para intervistës së saj për “Panorama” në 1995.

Ai tha: “Ajo periudhë midis njoftimit të ndarjes së Charles dhe Diana, Diana në të vërtetë ishte duke marrë gjithçka që donte.

Gjatë programit, Robert akuzoi Princin Harry për hipokrizi pas komenteve të Dukës në fillim të kësaj jave rreth “paragjykimit të tij të pavetëdijshëm”.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Mbaj maskë dhe mbroj shëndetin publik

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan për tërmetin në Izmir: Deri më tani kemi 58 jetë të humbura dhe 896 të lënduar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian