Mblidhen rreth 20 mijë euro nga banorët e fshatit Shajkoc, për shërimin e të riut që mbeti i lënduar në aksident

Dy vëllezër mbetën të lënduar rëndë në një aksident javë më parë në fshatin Shajkoc të Podujevës, njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK.

Alor Bekolli, 18-vjeç, ndërroi jetë, ndërkaq vëllai i tij, Rasimi, i cili mbeti i lënduar rëndë po vazhdon të marrë tretman mjekësor.

Për t’u dalë në ndihmë familjes Bekolli janë përkujdesur vetë banorët e fshatit Shajkoc. Ata kanë grumbulluar para dhe të njëjtat u janë dorëzuar familjes Bekolli.

Kështu është thënë një postim nga Mërgata e Shajkocit,

“Siç jemi të njoftuar për rastin e familjes së Arsim Bekollit pas fatkeqësisë së ndodhur me 09.12.2020 dy vëllezërit Rasimi (Cimmi) dhe Alori, ku për fatkeq Alori humbi jetën ndërsa Rasimi po shërohet me sukses. Qytetarët e Shajkofcit nuk qëndruan duar kryq qofshin ata që jetojnë jashtë vendit apo vendoret duke u përfshirë edhe shumë të tjerë. Familjes së Arsim Bekollit i dolën në ndihmë duke i grumbulluar:

19183 € (Euro)

400 $ (Dollarë)

100 £ (Funta)”, thuhet në postim.

Prandaj sonte ju dorzuan familjes nga të gjitha strukturat e fshatit Shajkofc parat e tubuara nga ju. Kjo jep me tregu se qytetarët tonë kudo që janë, treguan solidaritet, unitet, bashkim në mes vete dhe dhimbje, në rastin e vështirë për familjen Bekolli.  Një falënderim i posaçëm vije nga familja e Arsim Bekollit babait të Alorit dhe Rasimit. Ndërsa ne si Mërgatë nuk dimë si t’ju falënderojmë, kësaj radhe kemi mbetur pa tekst. Zoti u shpërbleftë të gjithëve dhe Zoti ua ruajt familjet e juaja nga fatkeqësitë e ndryshme”, thuhet tutje.

Ndryshe, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor.

Ngjarja paraprake

Pas festës, Georgina publikon pamje të nxehtë nga palestra

Ngjarja e ardhëshme

Zidane: Jam i kënaqur me paraqitjen, kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian