Mbledhja e Ministerialit të Komitetit të Ministrave/ Cakaj: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Sesionin e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u drejtua nga kryesia greke e KiE dhe për shkak të situatës pandemike, u zhvillua online.

Sesioni i këtij viti ishte i veçantë, pasi data 4 nëntor 2020, përkon me 70 vjetorin e miratimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndër tema të rëndësishme të diskutuara me përfaqësuesit e lartë të 47 vendeve anëtare në këtë Sesion, Cakaj theksoi edhe nevojën e menjëhershme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë”,  shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Ngjarja paraprake

Nevada ndërpret numërimin e votave deri më 5 nëntor

Ngjarja e ardhëshme

E mbështeti Trumpin, Bella Hadid e quan reperin e njohur ‘të papërgjegjshëm’ dhe ‘humbës’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian