Mbildhet Rijaseti i BFI, gati fillimi i procesit zgjedhor

Ashtu siç njoftuam më herët, sot në Bashkësinë Fetare Islame – BFI të Maqedonisë së Veriut zhvillohen zgjedhjet për kryesuesinë e këtij institucioni, raporton FLAKA 

Në procesin zgjedhor që filloi në ora 10:30, anëtarët e Rijasetit të BFI-së do të votojnë për dy kandidatë, myftiun e Gostivarit dhe u.d. kryetarin aktual, Shaqir Fetahu dhe myftiun e Tetovës Qani Nesimi. Anëtarët e Rijasetit kanë mbërritur në selinë e BFI. 

Kujtojmë që Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.

E drejtë ekskulizve e Rijaset është propozimi, zgjedhja dhe shkarkimi i Reis ul Ulemasë.

Zgjedhja e Reisit vjen pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga Riaseti i BFI-së më 27 Maj të këtij viti. FLAKA

Ngjarja paraprake

MPB: 725 sanksione për mos mbajtje të maskës

Ngjarja e ardhëshme

Ejup Rustemi: Rruga Shkup-Bllacë do të bëhet shumë shpejt realitet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian