Mbi 61 milionë persona e mposhtin COVID-19 në të gjithë botën

61 milionë e 183 mijë e 94 persona raportohet se janë shëruar nga koronavirusi, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në statistikat botërore të publikuar në worldmeters.info, 86 milionë e 202 mijë e 113 persona janë infektuar me këtë virus.

Kurse, 1 milionë e 863 mijë e 234 persona kanë vdekur si pasojë e tij.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 21 milionë e 353 mijë e 51 raste, pastaj India me 10 milionë e 357 mijë e 569 raste, Brazili me 7 milionë e 754 mijë e 560 raste, Rusia me 3 milionë e 284 mijë e 384 raste dhe Britania me 2 milionë e 713 mijë e 563 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me këtë virus është 52 mijë e 134 raste nga 188 mijë e 138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 351 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë nga COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42 mijë e 948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 835.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Hajrizi: Besoj se Trepça do të tregoj lojë të mira

Ngjarja e ardhëshme

Reparti i Urgjencës në QKMF-në e Kamenicës pajiset me mjetet e nevojshme të teknologjisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian