mbi 400 shtepi evakuohen ne irlanden e veriut autoritetet do te largojne nje bombe te luftes se dyte boterore 66c20f2e3cb37

Mbi 400 shtëpi evakuohen në Irlandën e Veriut, autoritetet do të largojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

August 18, 2024
1 minut lexim

Policia në Irlandën e Veriut urdhëroi evakuimin e më shumë se 400 shtëpive për të hequr atë që dyshohet të jetë një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Operacioni i largimit mund të zgjasë më shumë se pesë ditë, ka bërë të ditur policia të dielën, raporton AP.

Pajisja u zbulua të premten në Newtownards, një zonë e County Down, rreth 15 kilometra në lindje të Belfast.

“Unë e vlerësoj problemin që kjo ka shkaktuar, megjithatë mbajtja e njerëzve të sigurt është parësore dhe ne nuk do të rrezikojmë”, ka thënë komandanti i distriktit North Down dhe Ards, Johnston McDowell.

Policia kishte ngritur barrikada dhe u kërkoi shoferëve të shmangnin zonën.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perplasen makinat ne aksin lushnje berat dy persona transportohen me urgjence ne spital 66c20f2923c7f
Story i mëparshëm

Përplasen makinat në aksin Lushnje-Berat, dy persona transportohen me urgjencë në spital

sivasspor del me deklarate nuk ka oferte zyrtare per manajn 66c212d6e6a29
Story i radhës

Sivasspor del me deklaratë: Nuk ka ofertë zyrtare për Manajn

Të fundit nga

ShkoLartë