Mbi 400 raste ditore me COVID-19, por prishtinasit s’ndalen me ndeja nëpër lokale

Javën e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e rasteve të reja me koronavirus por ky fakt nuk po ndikon që qytetarët të jenë më të kujdesshëm.

Gjatë natës së sontme në Prishtinë janë organizuar ndeja të ndryshme nëpër lokale të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej këtyre lokaleve është edhe lokali që gjendet afër Fakultetit të Arteve në Prishtinë.

Lexues kanë dërguar pamje, ku kanë treguar se numri i njerëzve brenda është shumë i lartë.

Muzikë e vallëzim, përqafime e njerëz afër-njëri tjetrit.

“Ora po shënon 22:10 dhe ende nuk po i shihet fundi ndejës. Nuk ka ardhur as polici e as inspekcion deri më tani”, tha ky lexues.

Ngjarja paraprake

Icardi i shqetëson tifozët e Parisit me postimin e fundit, shfaqet me maskë oksigjeni

Ngjarja e ardhëshme

Jennifer Lopez publikon fotografi me fustan nusërie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian