Mbi 40 mijë të prekur me COVID në Britani, rritet numri i pacientëve në spitale

Britania gjatë 24 orëve ka regjistruar 40, 954 të prekur me COVID.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se 263 pacientë humbën jetën.

Deri më tani numri i pacientëve në spitale arrin në rreth 8600 persona, një shifër shumë e lartë. Mjekët bëjnë apel që qytetarët të mos neglizhojnë masat kundër Covid duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës.

Që nga fillimi i pandemisë, 8,853,227 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar dhe 163,515 njerëz kanë vdekur me Covid-19.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Ски центрите ги прават последните подготовки за новата сезона

Ngjarja e ardhëshme

Çamëria, kohezion i gjithë kombit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian