Mbi 40% e mbështetësve të Trump dhe Biden nuk do ta pranojnë humbjen në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 40% e mbështetësve të presidentit, Donald Trump dhe kundërkandidatit të tij demokrat, Joe Biden nuk do të njohin rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit nëse kandidati i tyre humb, sipas një sondazhi të Reuters dhe Ipsos, transmeton Gazeta Sinjali.

Sondazhi, i kryer nga 13 deri në 20 tetor, tregon se 43% e mbështetësve të
Biden nuk do të pranojnë fitoren e Trump, ndërsa 41% e amerikanëve që duan
rizgjedhjen e Trump nuk do të pranojnë fitoren e Biden.

Një numër i vogël, 22% e mbështetësve të Biden, ose 16% e mbështetësve të
Trump, thanë se do të ndërmarrin veprime, protesta në rrugë dhe madje do të
përdorin dhunën, në mënyrë që të shprehin pakënaqësinë e tyre, nëse kandidati i
tyre humbet.

Analisti politik i Universitetit të Columbia, Donald Green paralajmëron se
nëse ndryshimi në numrin e votave është i ngushtë, ose nëse njëri nga
kandidatët paraqet prova bindëse që tregojnë mashtrim elektoral, kjo mund të
shkaktojë pakënaqësi dhe protesta shumë më të gjera.

Ai thekson se kjo është arsyeja pse shumë kundërshtarë të Trump shpresojnë
dhe dëshirojnë një fitore bindëse për Biden, në mënyrë që pretendimet e
mashtrimit të mos jenë bindëse.

Sondazhi i fundit nga Reuters dhe Ipsos tregon se në nivelin kombëtar,
Biden prin para Tramp me tetë për qind- 51:43 për qind.

Sondazhi përfshiu 2,649 të anketuar, duke përfshirë 1,039 mbështetës të
Trump dhe 1,153 të Biden.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Prishtina vazhdon me fitore, Vushtrria merr pikët me përmbysje në Prizren

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Turqia: Franca rrit tensionin duke thirrur ambasadorin e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian