Mbi 39 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 39 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 39.002.391 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.335.109), SHBA-ja (7.087.796) dhe Brazili (5.361.592), ndërsa pas saj radhiten Rusia (1.501.083), Argjentina (1.148.833) dhe Kolumbia (1.118.902).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve që prej 9 nëntorit ka arritur në 359.063.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 55 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 344 mijë të vdekur.

Ngjarja paraprake

Kosovës edhe një pikë i mjafton për të mbetur në ligë

Ngjarja e ardhëshme

Gjendet i pajetë një person në Pogradec, ishte përdorues droge

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian