Mbi 31 mijë të infektuar, ekspertja: Situata serioze, rastet u rritën sepse nuk respektohen masat

Për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria shënoi të mërkurën mbi 1 mijë raste të infektuar me Covid. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se shkak i infektimeve është mosrespektimi i masave antiCovid dhe grumbullimet nëpër lokale.

“Numri i rasteve rritet sepse njerëzit kanë rritur kontaktet me njëri-tjetrin, nuk përdorin maska, restorantet dhe lokalet janë të mbushura” – thotë Rovena Daja.

Në Tiranë nuk ka zona të nxehta, pasi i gjithë kryeqyteti është zonë e kuqe. Incidenca javore në Tiranë javën e fundit ka arritur në 432 raste për 100 mijë banorë.

“Kryeqyteti nuk është se ka vetëm 1 vatër, 2 ose 3. Në të gjithë qytetin kemi përhapje. Nuk mund tl themi se kemi një zonë të caktuar. Incidenca në Tiranë ka qenë 321,48, ndërsa aktualisht ka shkuar në 432. Në total incidence për 100 mijë banorë për të gjithë Tiranën ka shkuar në 4045”.

Grupmosha më e prekur është ajo 55-74 vjeç. “Gjatë javës së fundit vazhdon grupmosha 65 deri në 74 vjeç. Ndërkohë 55 deri në 64 vjeç kanë incidencën më të lartë. Megjithatë vihet re edhe një rritje e incidencës në moshat e reja 20 deri në 24 vjeç”.

Në Shqipëri janë afro 31 mijë raste pozitive aktive dhe Tirana ka më shumë se gjysmën e të infektuarëve.

Ngjarja paraprake

Përmbytje të mëdha në Gjermani si pasojë e motit të keq

Ngjarja e ardhëshme

Vetëvendosje është sikur puna e Covidit, duhet me provu…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian