​Mbi 30 kufoma u gjetën në zyrën e funeralit, disa prej tyre në fazën e dekompozimit

Policia në shtetin amerikan Indiana nisi një hetim pasi më shumë se 30 trupa, disa prej të cilëve ishin në fazën e dekompozimit, u gjetën në një shtëpi funerali në Louisville.

Policia gjeti 31 trupa në periferi të Louisville të Jeffersonville, duke përfshirë disa “në faza të avancuara të dekompozimit”, pasi një erë e fortë u raportua në ndërtesë.

Policia gjeti gjithashtu eshtrat e djegura të 16 personave.

Pronari i shtëpisë së funeralit ka folur me policinë dhe hetimet janë duke vazhduar.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Patologjisë për identifikim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 shenja se kolegu është duke flirtuar me ty

Story i radhës

Komuna e Prishtinës flet për shtrenjtimin e biletës në Trafikun Urban

Të fundit nga