Mbi 25 milionë raste me COVID-19 në Evropë

Rastet me COVID-19 në Evropë kanë kaluar 25 milionë të enjten, sipas të dhënave të Reutersit, derisa disa shtete kanë zgjatur izolimin ose e kanë rikthyer.

Evropa ka regjistruar 25,016,506 raste dhe 559,863 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar për një izolim strikt të martën, duke paralajmëruar se varianti i ri i virusit po përhapet shumë shpejt sa që po rrezikon sistemin e shëndetësisë.

Gjermania nga ana tjetër, e cila po shënon rritje të rasteve, ka zgjatur izolimin shtetëror deri në fund të janarit.

Në Itali, kufizimet e vëna për Krishtlindje janë zgjatur deri më 15 janar, ndërsa në Greqi qeveria ka vënë vendin nën izolim nga 3 deri më 11 janar.

Ndërkaq, Rusia e cila në Evropë kishte shënuar më shumë se 3 milionë raste për herë të parë, radhitet pas Indisë dhe Brazilit nga vendet më të prekura.

Ngjarja paraprake

Mediat prestigjoze italiane sulmon shqiptarin: Mos na merrni për budallenj

Ngjarja e ardhëshme

Bëni bashkë aloe vera, limon dhe sheqer, dhe fytyra juaj do t'ju falenderojë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian