Mbi 21 mijë infektime në Greqi, 77 pacientë humbin jetën nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit në të gjithë Greqinë janë infektuar 21 412 persona, ndërkohë për fat të keq betejën me koronavirusin e kanë humbur 77 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë sipas mediave, në Greqi janë regjistruar 2 milion e 216 mijë e 411 të infektuar. Ndërsa numri total i vdekjeve ka shkuar në 24 mijë e 917.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 489 (62,0% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç. 85.7% kanë sëmundje kronike dhe moshë 70 vjeç e lart.

Nga pacientët e intubuar, 369 (75.46%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (24.54%) janë plotësisht të vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, 4155 pacientë janë larguar nga spitali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohet se çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i dërgoi dje Beatrixit

Story i radhës

Duja: Një gabim ndodhi në Beograd, a ka qenë i qëllimshëm apo pa qëllim?

Të fundit nga