Mbi 2.54 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në mbarë botën

Mbi 2.54 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar deri tani në të gjithë botën, sipas shifrave të përpiluara sot nga platforma online “Our World in Data”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina kryeson numrin global me mbi 966.65 milionë vaksina e ndjekur nga SHBA-ja me 314.97 milionë.

India ka administruar 268.96 milionë vaksina, Brazili 84.1 milionë, Britania e Madhe 72.89 milionë, Gjermania 64.76 milionë, Franca 46.26 milionë dhe Italia 44.43 milionë.

Turqia renditet e nënta me më shumë se 39.6 milionë vaksina e ndjekur nga Meksika, Spanja dhe Indonezia.

Vendi me më shumë doza të administruara për nga numri i popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, me 143.39 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të dhëna nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3.84 milionë jetë në pothuajse të gjithë botën, me më shumë se 177.5 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA.

SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura.



. .

Ngjarja paraprake

Çavuşoğlu takon përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell

Ngjarja e ardhëshme

Isuf Mahmuti - lojtar e gjyqtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian