Mbi 15 mijë pacientë të shëruar nga Kovid-19 prej fillimit të pandemisë

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Mbi 15 mijë pacientë të shëruar nga Kovid-19 janë në vend, prej fillimit të pandemisë. Në nivel botëror ky numër është pothuajse 26 milionë.

Sipas raportit të Institutit për shëndet publik, dje u regjistruan 109 pacientë të shëruar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje përmes profilit të tij në Fejsbuk u bëri thirrje të gjithë pacientëve të shëruar nga Kovid-19, të cilët i përmbushin kushtet për dhurim të plazmës së gjakut, të lajmërohen në Institutin për mjekësi transfuzioni.

Numri i të vdekurve, ndërkaq është 743, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e humbën katër pacientë.

Filipçe dje kumtoi se kanë bërë analizë të vdekshmërisë, dhe paralajmëroi se për kohë shumë të shkurtë, përkatësisht për disa ditë do të përfundohet në Klinikën për sëmundje infektive, ndërsa sipas të gjitha gjasave, gjatë javës së ardhshme edhe në SPQ “8 Shtatori”. Kontrolli i parë, sipas tij, tregon se ka përqindje serioze të rasteve të vdekjes të cilat ndodhin në disa ditët e para pas pranimit, sepse pacientët paraqiten vonë në spital. Paralajmëroi se me ndihmën e Bankës botërore do të pajisen me teste më bashkëkohore për Kovid-19 të cilët japin rezultate për 15 minuta. Mbajtja e masës nga tetë orë në shkollë, sipas tij, nuk paraqet kurfarë rreziku për fëmijët, dhe kjo, siç tha, është një rekomandim mjaft i sigurt.

Lidhur me rastet e reja të të infektuarve me këtë sëmundje, dje u regjistruan 162. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me kovid në vend, prej fillimit të epidemisë paraqet 18138, ndërsa për momentin raste aktive janë 2327. Më së shumti raste aktive edhe më tej ka në Shkup – 775, pasojnë Kumanova – 184, Koçani – 161, Strumica – 156, Tetova – 149, Prilepi – 124.

Në spitale, nga Kovid-19 po mjekohen 343 persona, prej të cilëve 41 në mbështetje oksigjeni, ndërsa një në ventilim mekanik.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 190.127 testime.

Në botë, numri i të infektuarve tejkaloi 34 milionë, aktivë janë 7,8 milionë, ndërsa vdiqën një milion njerëz. ab/

Ngjarja paraprake

Filipçe: Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia dhe kamuflimi pas pandemisë COVID 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian