mbi 140 cifte u ndan per nje muaj 67b5aedc71a91

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

February 19, 2025
1 minut lexim

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë regjistruar gjithsej 985 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 504 janë meshkuj dhe 481 janë femra.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin dhjetor 2024 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 491 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 142 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative. ASK thotë se burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump dhe putin mund te takohen kete muaj 67b5ae28cc47f
Story i mëparshëm

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

tyla zbulon ngacmimet per ngjyren e lekures ndersa pozon per xhirimet e vogue 67b5b0085cea1
Story i radhës

Tyla zbulon ngacmimet për ngjyrën e lëkurës, ndërsa pozon për xhirimet e Vogue

Të fundit nga

ShkoLartë