Mbi 13 % e popullsisë në Tiranë e ka kaluar Covid-19, një vaksinë tjetër ka efekt kundër virusit

Pak javë më parë shkencëtarët dolën në rezultatin se vaksina e tuberkulozit ose ndryshe BCG, ka prova se mund të mbrojë edhe nga infeksione të tjera. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e ka bërë këtë vaksinë. Tani profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe, tregon se të njëjtin efekt po vërtetohet se ka edhe një vaksinë tjetër – vaksina ndaj pneumokokut. Edhe këtë e kanë bërë pjesa më e madhe e shqiptarëve.

“Edhe vaksina ndaj pneumokokut referohet se mund të ketë efekt mbrojtës për COVID-19. Ashtu si edhe vaksina e gripit, këto vaksina rekomandohen kryesisht në individët e moshuar, kryesisht ata mbi 65 vjeç, që janë dhe më të rrezikuar ndaj COVID-19”,- tha mjeku për gazetën ‘Panorama’.

Kjo vaksinë është përfshirë në programin e vaksinimit në vendin tonë në vitin 2011. Kjo do të thotë se të lindurit pas kësaj date janë të vaksinuar. Sipas kalendarit të ISHP-së, vaksina që parandalon sëmundje si meningjiti dhe infeksionet e gjakut aplikohet te foshnjat në tri doza, përkatësisht në muajin e 2-të, të 4-t dhe të 10-të.

“Është e vërtetë që vaksina e tuberkulozit mund të ketë efekt mbrojtës jo specifik për COVID-19 me një mekanizëm që quhet “imunitet i stërvitur”. Ka studime që janë në vazhdim lidhur me këtë, por akoma nuk kemi rezultate të tyre. Edhe vaksina ndaj pneumokokut referohet se mund të ketë efekt mbrojtës për COVID-19. Ashtu si edhe vaksina e gripit, këto vaksina rekomandohen kryesisht në individët e moshuar, kryesisht ata mbi 65 vjeç që janë dhe më të rrezikuar ndaj COVID-19”.

Gjithashtu, mjeku bëri publik të dhënat e një studimi të kryer tre muaj më parë mbi pozitivitetin e antitrupave, nga ku rezultuan se 6 deri në 7% e popullatës, ose rreth 12 mijë persona në Tiranë e kishin kaluar sëmundjen, aktualisht sipas profesor Sulçebes, kjo shifër mund të jetë dyfishuar, pra 13% e popullsisë në Tiranë mund ta ketë kaluar sëmundjen.

Të dhënat tregojnë se vetëm 5% e të infektuarve me COVID-19 kanë nevojë për trajtim spitalor, pasi pjesa më e madhe ose janë asimptomatikë ose ndiqen në banesë nga mjekët e familjes.

Ngjarja paraprake

​Chelsea dëshiron Zakarian

Ngjarja e ardhëshme

Shifra të frikshme në SHBA, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve nga COVID-19 që nga gushti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian