Mbi 13.000 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 13.726 persona, thuhet në raportin e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-7.398, Manastir-1.019 dhe Kumanovë-1.019 raste aktive.

Dje u regjistruan 1.500 raste të reja, nga të cilat 13 përqind ose 195 ishin riinfektime.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë shëruar 522 pacientë dhe janë raportuar 16 të vdekur, nga të cilët tre persona janë vaksinuar plotësisht, ndërsa te 16 personat janë regjistruar sëmundje shoqëruese.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.814.187 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 277.137, numri i të shëruarve është 254.862, ndërsa numri i të vdekurve është 8.549./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa mënyra të thjeshta dhe efektive për rritjen e flokut tuaj

Story i radhës

LSDM: Arsovska kryetarja më e pasuksesshme deri tani e qytetit të Shkupit

Të fundit nga