Mbi 123 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 123 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 123.002.916 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30.425.787 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 11.877.009 raste, India me 11.555.284, Rusia me 4.447.570, Britania me 4.285.684, Franca me 4.181.607, Italia me 3.332.418, Spanja me 3.212.332, Turqia me 2.971.633, Gjermania me 2.645.186, Kolumbia me 2.324.426, Argjentina 2.234.913, Meksika 2.187.910, Polonia 2.036.700, Irani 1.786.265, Afrika e Jugut 1.535.423, Ukraina 1.535.218, Çekia 1.459.406, Indonezia 1.455.788, Peruja 1.451.645 dhe Holanda me 1.186.987 raste.

Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur 2.715.361 persona, ndërsa 99.131.550 janë shëruar.

Aktualisht, në botë ka 21.066.464 raste aktive me virusin.



. .

Ngjarja paraprake

Lojërat Olimpike do të mbahen pa publik të huaj

Ngjarja e ardhëshme

Bëhet virale videoja në të cilën Dua Lipa kollitet dhe kërkon ujë gjatë “Grammyt”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian