Mbi 100 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, Shahpanska ende ka vende të lira nëpër kopshte

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Nga 1.372 testet e bëra gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 112 raste të reja me Kovid-19, kanë ndërruar jetë tetë persona, ndërsa janë shëruar 159 pacientë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht 47 fëmijë të moshës parashkollore, gjegjësisht tre grupe përkujdese dhe 14 të punësuar janë në izolim për shkak Kovid-19. Ende tërësisht nuk janë plotësuar kapacitetet në pajtim me protokollet për punë dhe ka vende të lira për vendosjen e fëmijëve nëpër kopshte, informoi dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpansa.

Në kushte spitali kanë ndërruar jetë 8 pacientë, nga Tetova (73 vjet), Strumica (58 vjet), Dellçeva (55 vjet), dy nga Struga (80 dhe 74 vjet) dhe tre pacientë nga Shkupi (53,76 dhe 82 vjet).

Nga të diagnostikuarit e rinj edhe sot më së shumti janë në: Shkup-46, pastaj në Kumanovë dhe Manastir janë nga 7, Shtip-1, Strugë -6, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-4, Ohër-4, Gostivar-3, Strumica-11, Radovish-3, Koçan-4, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovë-1, Vinicë-1, Dellçevë-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-2, Resnjë-1.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 159 pacientë të shëruar nga: Shkupi -42, Kumanova-8, Shtipi -3, Prilepi -8, Tetova-10, Struga -6, Velesi-4, Manastiri -3, Ohri -10, Kavadari-2 , Gostivari -13, Gjevgjelia -11, Strumica-4, Kriva Pallanka-2, Radovishi -2, Krusheva-2, Koçani-4, Probishtip-1, Makedonski Brodi -2, Pehçeva-1, Berova-3, Valandova-1 , Vinica-2, Delçeva-8, Sveti Nikolla-3, Kërçova-3, Resnja-1.

Numri i i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.786, numri i pacientëve të shëruar është 14.801, i të vdekurve është 737 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.248.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar shtatë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 69 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 35 pacientë, nuk ka pacientë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe dy nëna pozitive me Kovid-19, ndërsa një fëmijë dhe një nënë dyshohet se janë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” është pranuar një pacient, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 35 pacientë. Në respirator janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 17, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 42 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 169, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Në Shkup, rastet më aktive ka në Aerodrom – 102, pastaj Qendër – 98, Karposh – 88, Kisella Vodë – 84, Gazi Babë – 79, Çair – 57, Gjorçe Petrov – 52, Ilinden – 29, Butel – 26, Shuto Orizar – 17, Saraj – 12, Haraçinë – 7, Studeniçan – 6, Petrovec – 6, Çuçer Sandevo – 5, Sopishte – 3, Zelenikovë – 2, të huaj – 7, të pa shpërndarë-3.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska informoi dje se për momentin 47 fëmijë të moshës parashkollore, dmth tre grupe të kujdesit dhe 14 punonjës janë në izolim për shkak të Kovid-19.

Është mbyllur vetëm objekti në kuadër të kopshtit për fëmijë “Yjet” në Çeshinovë-Obleshevë, siç paralajmëroi ministrja do të hapet sot.

Në kopshtet e fëmijëve, sipas Shahpaska, kapaciteti sipas protokollit të punës ende nuk është i mbushur plotësisht dhe ka vende të lira për fëmijët.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi dje se Qeveria dhe institucionet kompetente janë plotësisht të përkushtuara në masat e mbrojtjes personale që do të parandalojnë përhapjen e KOVID-19, dhe kështu nevojën për karantinë dhe masa të tjera më kufizuese.

Gjatë 24 orëve të fundit, 593 kundërvajtje janë regjistruar në territorin e vendit në lidhje me masën për mos mbajtjen e mbrojtjes personale.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Kovid-19. sn/

Ngjarja paraprake

Merr 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Video takim Bujar Osmani – Hajko Mas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian