Mbi 100 mijë viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë në Gjermani

Gjermania ka regjistruar më shumë 100,000 viktima që nga fillimi pandemisë. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI), 351 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar totalin në 100,119.

Vendi gjithashtu regjistroi 75.961 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 8.573.756. Rritja e rasteve ka vënë në pozitë të vështirë koalicionin e ri qeverisës, i cili do të marrë drejtimin e vendit në dhjetor.

Indeksi i incidencës në 7 ditë arriti në 419.7 raste, një nivel gjithashtu i paprecedentë. Në shumë zona, janë vendosur masa të rrepta kufizuese për të frenuar të ashtuquajturën valë të katërt të pandemisë. Rreth 69% e popullsisë gjermane është vaksinuar plotësisht.  Ndërkohë koalicioni i ri qeverisës ka hedhur poshtë idenë e një bllokimi kombëtar.

Gjermania do të “studiojë” “zgjerimin” e mundshëm të vaksinimit të detyrueshëm, i cili tashmë është në fuqi në ushtri dhe së shpejti do të jetë i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë, tha Solz.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Јанакиеска: Од оваа година учениците ќе добиваат за 60% повисоки стипендии

Ngjarja e ardhëshme

Dy vite nga tërmeti shkatërrimtar, kryetarja e Bashkisë së Durrësit bën bilancet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian