Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Belgjika, një nga vendet evropiane që është goditur më së shumti nga pandemia e koronavirusit, njoftoi se numri i të vdekurve nga sëmundja COVID-19 kishte kaluar shifrën 10.000.

Gjatë kulmit të pandemisë në muajin prill, Belgjika regjistroi më shumë se 250 vdekje çdo ditë për rreth 10 ditë, sipas Institutit Sciensano.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, ka raportuar për mbi 115.353 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Të moshuarit në rreth 1.500 shtëpi kujdesi janë prekur veçanërisht nga pandemia. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Test sigurie për bombë në Rinas/ Evakuohen punonjësit dhe qytetarët në aeroport

Ngjarja e ardhëshme

Besimi: Me përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik në sinergji për zhvillim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian