Mbi 10 ambulanca me pacient me Covid presin jashtë për t’u futur në spital

Shifrat me Covid rriten çdo ditë. Situatë që përkthehet edhe me mbushjen e shtretërve në spitale. Spitalet dedikuar COVID-19 janë në limitet e kapaciteteve të tyre të shtretërve. LSA sjell pamje nga Infektivi, ku ka një fluks urgjencash ndërsa mbi 10 ambulanca janë rreshtuar në oborr me pacientët brenda që presin të futen në spital.

Spitali Infektiv dhe ”Shefqet Ndroqi” janë në limitet e ezaurimit të kapaciteteve, kurse COVID-3 ka dhe disa shtretër të lirë, sipas autoriteteve.

Ndërkohë shihet që tashmë pacientëve me COVID-19 u duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.

Image
Ngjarja paraprake

‘Çmendet’ Lori, gati 10 mijë euro veç për një veshje

Ngjarja e ardhëshme

Shoqata e Infermierëve: Maturantët e mjekësisë nuk mund të angazhohen në qendrat kovid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian