Mbi 1 mijë doza të vaksinës Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë 

1 mijë e 754 doza të vaksinës Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 794 mijë e 993.

89 mijë e 927 persona janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës, ndërsa 808 mijë e 830 me dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga MSH.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përdhunoi të miturën, e kërcënoi të vazhdonin lidhjen dhe të mos shkonte në shkollë, edhe Apeli e lë në burg

Story i radhës

Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha kthen për fushatë Imamin e Turkun

Të fundit nga