Mbeturinat në Çair/ Reagon Komuna: Këtë e kemi “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica

May 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 maj – Komuna e Çairit në facebook profilin e saj ka shprëndar disa fotografu duke shfaqur shqetësim për mbeturinat në rrugicat e kësaj komune , transmeton Zhurnal.mk

“Ja pamjet nga gjendja momentale në Çair – çdo rrugë dhe rrugicë me shporta mbeturinash të stërmbushura dhe pa asnjë gjurmë pastrimi.

Këtë e kemi si “dhuratë” nga koalicioni BDI – Danela Arsovska – Levica. Një bashkëpunim i bazuar jo në interesin e qytetarëve, por në inate dhe kalkulime politike, ku Çairi po përdoret si mjet presioni për llogari të lojërave të tyre politike.

As në kohën e KOMUNIZMIT nuk ka ndodhur që Çairi të lihet në mëshirë të mbeturinave dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe i degradimit institucional.

Durim, të dashur qytetarë – këto janë shqelmat e fundit të kësaj bande të kriminalizuar që po fundoset. Fundi i tyre po vjen!”, thuhet në reagimin, transmeton Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Alternativa Gostivar diskuton zhvillimet politike dhe zgjedhjet lokale

Story i radhës

“Tërmeti la pasoja edhe pas 4 vitesh”, psikologia: Në pandemi pati persona që e përjetuan shumë keq presionin social

Të fundit nga

ShkoLartë