Mbështetje nga ambasadori austriak Vucas për reformat në pjesën e gjyqësorit

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq u takua sot me ambasadorin austriak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Georg Vucas.

Në takim, ministri Mariçiq theksoi se Austria ka treguar mbështetje të fortë për aspiratat e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe e falënderoi ambasadorin austriak Vucas për bashkëpunimin e deritanishëm.

Siç kumtoi Ministra e Drejtësisë, Mariçiq theksoi se në periudhën e ardhshme, Maqedonia e Veriut do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zbatimit të ligjeve dhe reformave në fushën e sundimit të ligjit me qëllim që të ndërtojë sistem gjyqësor transparent, të pavarur dhe të paanshëm.

Mariçiq theksoi se ai pret që konferenca e parë ndërqeveritare për fillim të negociatave të mbahet deri në fund të vitit.

Ambasadori Vucas shprehu mbështetje për procesin reformues të vendit në pjesën e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit. mb/

Ngjarja paraprake

Afganistan, tre të vdekur gjatë një sulmi

Ngjarja e ardhëshme

Sot dy të shëruar dhe një rast i ri me covid-91 në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian