Mbështetësit e PKK-së terroriste përfshihen në përleshje të dhunshme me policinë në Paris

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK në Paris plagosën të paktën gjashtë oficerë policie gjatë përleshjeve që ndodhën pas një të shtënave vdekjeprurëse në kryeqytetin francez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia iu përgjigj dhunës së mbështetësve të grupit terrorist me gaz lotsjellës.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Edhe pse grupi terrorist është i ndaluar zyrtarisht, ai megjithatë ka një prani në shumë vende evropiane.

Sipas mediave lokale, dhuna nisi në zonë pasi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, vizitoi lokacionin e të shtënave në rrugën Enghien në qendër të Parisit.

Një 69-vjeçar i armatosur në Paris kishte hapur zjarr më herët, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë, bënë të ditur mediat lokale.

Ai është ndaluar në paraburgim dhe ka nisur hetimi.

Motivimet e të shtënave në Paris mbeten të panjohura, tha Darmanin.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha gjithashtu se do të hetohen motivet e dyshuara raciste pas sulmit.





Story i mëparshëm

“Mashtruesit” e zodiakut, këto shenja do të bëjnë “namin” me gënjeshtra në vitin 2023

Story i radhës

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin ndaj dy kompanive që ofrojnë shërbime të internetit

Të fundit nga