Mbështetësit e organizatës terroriste PKK e kthejnë Parisin në “fushëbetejë”

min lexim

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK kryen akte dhune me arsyetimin e protestës ndaj sulmit të armatosur i cili shkaktoi humbjen e jetës së 3 personave në kryeqytetin e Francës, Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra mbështetës të organizatës terroriste PKK u mblodhën rreth orës 12:00 sipas kohës lokale në sheshin “Republika” në Paris.

Në bulevardin “Tremple” në afërsi të sheshit, agresorët hodhën slogane pro-organizatës terroriste PKK si dhe mbajtën në duar fotografinë e kreut Abdullah Öcalan dhe leckat që simbolizojnë PKK-në.

Agresorët pro-organizatës terroriste hoqën gurët e kalldrëmit dhe i lëshuan ndaj policisë dhe ndaj shtëpive dhe bizneseve përreth.

Shumica e agresorëve të cilët kishin fytyrat të mbuluara me maska e kthyen mjedisin në një “betejë lufte” me fishekzjarrë dhe materiale piroteknike si dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.

Mbështetësit pro-organizatës terroriste kthyen përmbys dhe dogjën shumë automjete dhe motoçikleta të civilëve.

Duke i thyer xhamat dhe pasqyrat me shkopinj, agresorët i bënë të papërdorshëm automjetet.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se policia herë herë ka kryer ndërhyrje të kufizuar me gaz lotsjellës ndaj agresorëve.

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK edhe dje sulmuan policinë

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili mbërriti dje në vendngjarje tha se nuk kishte informacion të saktë se agresori është i ekstremit të djathtë. “Agresori edhe sikur të shënjestrojë në mënyrë të vetëdijshme të huajt, nuk mund të thuhet se ka shënjestruar veçanërisht kurdët”, tha ai.

Pas fjalimit të Darmanin dje në vendngjarje, një grup pro-organizatës terroriste PKK pretendonte se sulmi në zonën e 10-të të Parisit është kryer kundër tyre dhe sulmuan policët në zonë si dhe dëmtuan automjetet dhe dyqanet në bulevard.

Në ngjarjet ku policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj agresorëve u plagosën të paktën 6 policë.

Dje një shtetas francez në bulevardin “Enghien Caddesi” hapi zjarr me armë ndaj personave që ndodheshin përreth. Sipas të dhënave paraprake humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në mediat franceze u bë e ditur se në vendin e ngjarjes u arrestua agresori 69-vjeçar “William M.”. Agresori thuhet se është shtetas francez i dalë në pension nga kompania zyrtare hekurudhore franceze SNCF.

Në lajme bëhet e ditur se në regjistrat e policisë është shënuar që agresori më parë në vitet 2016 dhe 2021 ka kryer 2 tentativa për vrasje ndërsa në dhjetor 2021 ka sulmuar me shpatë qendrën e emigrantëve në Paris duke plagosur 2 persona, se për këtë arsye është burgosur dhe se kishte dalë nga burgu këtë muaj.





Story i mëparshëm

Mitrovicë, jemi me ty!

Story i radhës

Hoxhaj në Suharekë në zgjedhjet rinore të PDK-së

Të fundit nga