Mbesa ngrit kallëzim penal, Trump po kërkon që padia të hidhet poshtë

Presidenti amerikan, Donald Trump po kërkon refuzimin e procesit gjyqësor në të cilin pretendohet se tradhtoi mbesën për një trashëgimi me vlerë dhjetëra miliona dollarë.

Ai e akuzon atë për pranimin e “teorive të komplotit” në një përpjekje për ta ngarkuar atë me procese gjyqësore pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Avokatët e presidentit thanë se Mary Trump hoqi dorë nga pretendimet e saj në vitin 2001 me anëtarët e familjes për shkak të pasurisë së babait të tij, Fred Trump Senior, i cili vdiq në vitin 1999, njoftoi reuters.

Image

Ata gjithashtu thanë se Mary Trump priti shumë gjatë për të akuzuar Donald Trumpin, motrën e tij Marianne Trump Berry dhe vëllain e tij të ndjerë, Robert Trump se janë përpjekur ta “shtrydhin” atë nga trashëgimia, duke u mbështetur në raportin e New York Times.

Ata shtuan se “qëllimi i vërtetë” i procesit gjyqësor ishte “të dobësonte ndikimin politik të presidentit gjatë post-presidencës së tij duke e preokupuar atë në mbrojtjen e padive të panumërta”.

Marie Trump, 55, një psikologe, bëri disa nga pretendimet e saj në librin e saj më të shitur “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm: Si e krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë familja ime”.

Ngjarja paraprake

Aliu: Po presim për vlerësimet e mjekëve nëse duhet t’i dërgojmë të lënduarit në gjendje të rëndë për në Turqi

Ngjarja e ardhëshme

Rozana Radi zbulon se është në lidhje dashurie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian