Mbesa e Vojo Kushit nxjerr blof Metën: Ia dha dekoratën një të panjohuri…

Presidenti Ilir Meta vijon të shfrytëzojë figurat historike për të fituar kredite politike.

Ai dekoroi ditën e sotme heroin kombëtar Vojo Kushi ku dekoratën ja dha një njeriu krejt të panjohur.

Lidhur me këtë, ka reaguar e habitur mbesa e Vojo Kushit, Ilda Kekezi. Ajo tha se presidenca nuk ka pasur asnjë kontakt me trashëgimtarët e Vojo Kushit duke e përdorur emrin e tij veç për politikë.

“Une jam mbesa e Vojo Kushit dhe u cudita qe pashe nje njeri te panjohur qe merr ne dorezim dekoraten e Vojo Kushit ne presidence. Ai mori fjalen dhe as nuk u prezantua fare se e dinte vete qe nuk ka lidhje me Vojon. Bile iku fare dhe harroi te marre edhe dekoraten se e dinte qe ishte kot aty. E pafalshme kjo edhe per organizatoret qe e kane ftuar pa verifikuar asgje”, shkruan Kekezi.

Meta, në dekorimin e heroit, u shpreh se ai ishte një “Tarzan”, i cili përballej në çdo moment me armikun.

Image
Ngjarja paraprake

Çmontimi i PS5 zbulon procesorin, grafika dhe sistemin e ftohjes

Ngjarja e ardhëshme

Familja amerikane padit spitalin, nuk duan ta heqin foshnjën e tyre nga aparatet që e mbajnë gjallë: Spitali thotë se foshnja ka vdekur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian