Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së

Kylian Mbappe nuk do të jetë në dispozicion të PSG-së për ndeshjen e së premtes kundër kampionëve në fuqi të Ligue 1, Lille.

Klubi ka bërë të ditur se sulmuesi nuk ndihet mirë dhe se do të kthehet të stërvitet me skuadrën në fillimin e javës së ardhshme.

Lajmi tjetër i keq për Pochettino-n është se edhe Messi mund të mungojë për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit francez.

“Messi ka patur një shqetësim muskulor dhe sot është stërvitur i veçuar për të mos rrezikuar. Të shohim nëse do të mund të luajë”, ka thënë trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp.

Pleshti, 34  vjeç, ka luajtur vetëm 4 ndeshje deri tani në kampionat pa arritur të shënojë golin e tij të parë. Ndryshon historia ne Champions, me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në po kaq ndeshje.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Shqipëria, vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri

Ngjarja e ardhëshme

Përse guaca e WC-së pothuajse gjithmonë ka ngjyrë të bardhë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian