Mbaji mend këto datat, pasi janë perfekte për manifestim

Ne, qeniet njerëzore, kemi aftësinë të manifestojmë çdo ditë, pa limit, por ka disa data fikse që shtojnë mundësinë që të manifestosh më shpejt dhe të realizosh ëndrrat e tua:
 
20 shkurt

Hëna e re te Peshqit sjell më shumë dëshirë për të ëndërruar. Kjo është periudha perfekte për ta programuar nënvetëdijen në realizimin e ëndrrave.
 
16 mars

Afërdita, planeti i dashurisë, hyn në Dem dhe ky tranzicion të ndihmon të manifestosh dashurinë dhe paratë. 
 
21 mars

Hëna e re në Dash është periudha perfekte që të mos e ndalësh imagjinatën dhe të kërkosh të realizosh dëshirat e tua më të mëdha! 
 
1 qershor

Një tranzicion shumë i fuqishëm ndodh, ku ka gisht Jupiteri. Qëllime të reja, revolucion dhe zhvillim i jashtëzakonshëm…Këto të presin, nëse manifeston në këto data.
 
12 dhjetor

Pak para prapavijës së Mërkurit, në Shigjetar ndodh Hëna e re, ndaj shigjeto qëllimet më të mëdha dhe realizoji ato.
 
30 dhjetor

Një datë mjaft interesante, e cila shërben si një trampolinë drejt suksesit që ti imagjinon për vitin pasardhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk luaj me fëmijët tuaj e as me ish-bashkëshortin” – vazhdon debati sërish mes Luizit dhe Diolës

Story i radhës

Senzacion, Koln i merr pikë Bayernit në “Allianz Arena”

Të fundit nga