Krijuar për ti ardhur në mbështetje startupeve më inovative dhe premtuese në Shqipëri, Mentorship Acceleration Program mbajti më 17 Nëntor 2023 takimin e parë i cili bashkoi start-upe, mentorë, partnerë dhe aktorë të rëndësishëm të ekosistemit në Shqipëri.
Implementuar nga qendra laboratorike ICTSlab në kuadër të Programit Star Venture nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, Mentorship Acceleration Program mbështetet financiarisht nga Luksemburgu përmes Small Business Impact Fund dhe Bashkimi Europian përmes Western Balkans Enterprise and Innovation Facility (EDIF.)
12 startupe të përzgjedhura ju bashkuan takimit të parë i cili u mbajt në Javën Globale të Sipërmarrjes në Europe House dhe kishte për qëllim të prezantonte objektivat, kohështrirjen dhe punën e realizuar deri në këtë moment me start-upet.
I moderuar nga Bashkëthemeluesi ICTSlab z. Kushtrim Shala dhe Koordinatorja e Programit znj. Arjola Pazaj, këtë takim përshëndetën me pjesëmarrjen e tyre Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj, Drejtuesja e EBRD për Shqipërinë znj. Ekaterina Solovova dhe Menaxherja e Përgjithshme dhe Koordinatorja Rajonale e Konsulencës Lokale e EBRD në Ballkanin Perëndimor znj. Ardiola Hristic.
Znj. Hristic bëri një prezantim të programit Star Venture në kuadër të të cilit organizohet ky program mentorimi.
Startupet e përzgjedhura do të adresojnë nevojat e tyre specifike duke u bërë pjesë e Mentorship Acceleration Program përmes mentorimit dhe këshillimit të personalizuar nga mentorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme si: Eneid Lika, Reita Haçkaj, Genti Selenica, Igor Madzov, Mirela Kolli, Admir Berbiu, Mei Mahila, Kushtrim Shala, Henrik Lezi, Eli Zhabevska, Denajda Dosti, Marvi Hoxha, Sabina Lalaj, Luka Lamaj, Kushtrim Xhakli, Igli Gjelishti dhe Gerti Boshanjaku.
Dialogo AI, T-Blocks, Skaitech, 3DSkai, Fortes, Hermex, Marigo, Albbuy, Via Event Creative, RentX, Kungul, Pronar.al dhe Niv.al do të mbështeten nga Mentorship Acceleration Program për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe ti udhëzojë ato në rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme.
Mentorim i personalizuar, mundësi rrjetëzimi, mundësi për t’ju bashkuar Star Venture dhe mentorë me eksperiencë të gjerë nga rajoni dhe Europa Qendrore janë disa prej përfitimeve që sjell ky program për start-upet.
Mentorship Acceleration Program mirëpriti aplikime deri në datën 30 Shtator. Janë parashikuar 78 sesione mentorimi, trajnimi dhe këshillim me mentorët kryesorë dhe 52 sesione të tjera me mentorët mbështetës.
Programi nisi të implementohej në Tetor me vlerësimin e detajuar të nevojave specifike të start-upeve për të bërë më pas edhe caktimin e mentorëve për secilin prej tyre.
Secili start-up do të ketë 3 mentorë të cilët kujdesen për mbarëvajtjen e programit ku 1 mentor do të jetë kryesorë dhe të zhvillojë të paktën 6 sesione mentorimi ndërsa 2 të tjerë janë mentorë mbështetës me të cilët startupet do të zhvillojnë të paktën 4 sesione mentorimi.
Implementimi fazave të programit të mentorimit do të vijojë përgjatë muajve Nëntor – Shkurt 2023-24.
Mentorship Acceleration Program gëzon mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, UNICEF Albania, EU for Innovation, SwissEP, Deloitte, DPPI, Slovak Aid, CIVITTA, Forumit Keiretsu, Javës Globale të Sipërmarrjes, Albanian ICT Awards, Albania Tech dhe PCWorld.
Mentorship Acceleration Program është një mundësi e artë për startu-pet në Shqipëri, një nismë e cila synon të transformojë peizazhin e start-upeve në Shqipëri.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL