mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale ne vushtrri 66b74c95a518d

Mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale në Vushtrri

August 10, 2024
1 minut lexim

Dje është mbajtur panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale në Vushtrri.

Ky panair u realizua nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë, derisa u prezantuan produktet e prodhuesve vushtrrias.

“Ushqime tradicionale, veshje tradicionale dhe prodhime vendore janë prezantuar në sheshin e Vushtrrisë, për qytetarët e shumtë që e vizitonin këtë panair”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Panairin e kanë vizituar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe drejtori i Bujqësisë, Ergin Sunguri.

Idrizi ka thënë se ky organizim ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.

“Nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, u mbajt panairi i prodhimeve dhe ushqimeve tradicionale vendore në qytetin e Vushtrrisë. Organizime si këto për fuqizimin prodhimeve vendore, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Idrizi.

Kujtojmë që panairi i prodhimeve vendore dhe ushqimeve tradicionale tashmë është bërë i përvitshëm në Komunën e Vushtrrisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina shkaterroi nje tjeter anije ruse ne krime 66b74c9203e42
Story i mëparshëm

Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime

milanit si mjafton morata e deshiron edhe nje sulmues tjeter 66b74eab84088
Story i radhës

Milanit s’i mjafton Morata, e dëshiron edhe një sulmues tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë