Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Në Sallën e Kuvendit Komunal nën kryesimin e nënkryetarit të Komunës Fauz Xhemajli është mbledhja e rregullt Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku temë diskutimi ishte gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit.

Nënkryetari Xhemajli tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situatë e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe më tutje edhe anëtarët e tjerë të KKSB-së të pranishëm në këtë mbledhje vlerësuan si të qetë dhe stabile gjendja e sigurisë në komunën tonë.

Në këtë takim, po ashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin e Inspektoriatit komuanl me Stacionin Policor në Lipjan dhe angazhimin e tyre të përbashkët në zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të qeverisë së Kosovës si dhe respektimin e Ligjit për Pandeminë.

KKSB ka bërë thirrje që edhe më tutje të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë.

Ngjarja paraprake

Nagorni-Karabaku, Armenia dhe Azerbajxhani pritet të zhvillojnë një takim në Washington

Ngjarja e ardhëshme

LSI e PD me lista të ndryshme/ Zgjedhjet, Kryemadhi: LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian