​Mbahet festivali i xhudos për fëmijët

Trajneri i xhudos, Driton Kuka duke folur për festivalin e xhudos për fëmijët, ka thënë se Kosova – shtet i xhudos, është projekt që gjatë kësaj jave me demonstrime në Pejë e Prishtinë, si dhe garat e fëmijëve ka përfshirë në aktivitete afër 3000 fëmijë.

Sipas tij, gara miqësore mes fëmijëve nga disa klube të qytetit, grupmoshat fatos e ciciban performuan bukur sot në Qendrën Nacionale.

“Trenerët e tyre, Majlinda, Admirimi, Fatosi, Fatmiri e Kreshniku u ndanë të kënaqur me luftërat e tyre.

Në fund të gjithë fituan medalje e dhurata për luftërat në garën miqësore. Kënaqësi të shohim rritjen e sportit me 3 të arta Olimpike”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Festat e fundvitit, MPB thirrje qytetarëve për kujdes

Story i radhës

Ndotja e ajrit, qeveria me masa në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë

Të fundit nga