Mazrekaj: Laçi, ekipi më i kompletuar

Mentor Mazrekaj ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, ku Laçi triumfoi me rezultatin 3:2, ku arriti të shënonte edhe 2 gola. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Supersport”, Mazrekaj u shfaq shumë i lumtur, teksa u shpreh se Laçi është ekipi më i kompletuar në Superiore.

“Golat ndaj Partizanit? Ishte një ndjesi që nuk di si ta them.

Kam kaluar vitet ,më të lumtura te Partizani, por kështu e ka futbolli, duhet të bëj maksimumin. Rikthimi në Superiore nuk ka qenë në dorën time. Nuk kam pasur oferta, sapo erdhi oferta e Laçit pranova.

Laçi kampion? Kam shumë besim te ky grup. Ky është grupi më i kompletuar nga të gjitha ekipet e Superiores. Ekipet e tjera nuk kanë shumë alternative. Këtu ka shumë alternative. Nëse ekipeve të tjera i mungojnë lojtarët kanë problem, ndërsa ne jo.

Më tha trajneri Duro që më tha që mos kthehem shumë mbrapa, por të bëja më të mirën në sulm.”, tha Mazrekaj.

Ngjarja paraprake

Përfituseit e 6000 denarëve, qeveria zgjat afatin për azhurimin e të dhënave

Ngjarja e ardhëshme

Kina po u ndalon shkencëtarëve që të gjejnë prej nga ka ardhur Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian