Mazhoranca përballë opozitës, dy interpelanca nesër në Kuvend me Ramën dhe Lleshaj

Kuvendi do të zhvillojë nesër seancën e radhës plenare ku në rend të ditës janë edhe dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.

Fillimisht do të jetë kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.

Vendin e tij më pas do ta zërë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi.

Në një postim në facebook, ky i fundit shkruan se do të vërë përpara përgjegjësisë ministrin Lleshaj për situatën e kriminalitetit në vend, drogës, vettingut në polici dhe aksionet e OFL-së.

“Të dashur miq! Nesër në orën 10:00, sipas dëshirës, më ndiqni në Parlament – Interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për kriminalitetin, drogën, Vetting-un në Polici, aksionin e OFL-së etj. Faleminderit!”, njofton Maliqi.

Ngjarja paraprake

ZYRTARE: Juventus e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen kundër Napolit

Ngjarja e ardhëshme

Ramiz Merko del nga spitali, vazhdon me kurim shtëpiak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian