Mauricio Pochettino zyrtarizohet si trajner i skuadrës së madhe sot

Mauricio Pochettino do të zbulohet zyrtarisht si trajner i PSG sot, raporton L’Equipe.

Ai arriti në Paris pasi kaloi Vitin e Ri në Londër dhe do të marrë seancën e tij të parë të trajnimit të dielën, vazhdon L’Equipe.

Do të jetë një aventurë interesante për trajnerin Pochettino i cili viteve të fundit kishte punuar në Angli tek Southampton dhe Tottenham.

Me skuadrën nga Londa ai kishte arritur madje deri në finale të Ligës së Kampionëve të cilën e humbi nga Liverpool.

Nga tifozët e skuadrës franceze ai po shihet si shpëtimtar i madh për shkak se dihet që klubi ka vite që kërkon Ligën e Kampionëve së cilës iu afrua shumë vitin e kaluar ku humbi në finale ndaj Bayern.

Ngjarja paraprake

Ushtria turke neutralizon 3 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ngjarja e ardhëshme

Nga Gjermania i reagojnë BE për vendet e Ballkanit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian