MATUSITEB takon kryetarin e Alternativës

Sot, në selinë qendrore të Alternativë e prita në takim kryetarin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke – MATUSITEB në vend, Husrev Emin, dhe drejtorin ekzekutiv, Mehmed Arif.

Përveç që diskutuam mbi situatën aktuale politike, temë diskutimi mes nesh ishte regjistrimi i popullsisë, rezultatet e të cilit pritet të publikohen në fund të këtij muaji.

Alternativa, si partnere e koalicionit qeveritar, është e angazhuar që regjistrimi i popullsisë të marrë epilog në prizmin e ndjeshmërisë reale të bashkësive etnike. Ritheksojmë edhe një herë se duam që mos të ketë politizim me regjistrimin e popullsisë, as me shqiptarët, as me turqit, por as me ndonjë një etni tjetër në këtë shtet.

Story i mëparshëm

“Lidhja Ndërkombëtare”, Prokuroria: Të akuzuarit të shpallen fajtorë

Story i radhës

Kumbulla do të kthehet

Të fundit nga