Matura shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme do të mbahet në qershor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sivjet matura shtetërore do të mbahet sipas afatit të paraparë ligjor, përkatësisht në qershor të vitit të ardhshëm.

“Viti arsimor 2020/2021 zhvillohet sipas planit dhe programit, ndërsa MASH është në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe shkollat do të sigurojnë zgjidhje që provimet e maturës të jenë të sigurta dhe të mos kenë pengesa”, thonë nga MASH”.

Ata njoftojnë nxënësit e shkollave të mesme se paraqitja në provime të maturës do të jetë sipas afatit ligjor dhe se deri në fund të muajit duhet t’i paraqesim temat e detyrës projektuese, kurse deri në dhjetor duhet t’i paraqesin edhe provimet e listës së provimeve.

Ngjarja paraprake

Për 24 orë, 65 aktakuza kundër 96 personave

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Ndalohet grupimi i më shumë se katër personave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian